Elbasan/ Çfarë ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori“? Polici dhe ambulancë në vendngjarje

0

Makina policie dhe autoambulanca janë parë sonte në mbrëmje në lagjen “11 Nëntori”.

Sipas informacioneve të marra mësohet se në një nga rrugët e kësaj lagje, ka ndodhur një përplasje automjetesh.  Përplasja ka qenë e fortë pasi është njoftuar edhe ambulanca.

Sipas raportimeve, mësohet se një mjet tip “Fiat” është përplasur me një mjet tip “Benz”.

Më tej, shoferi i mjetit tip “Benz” është përplasur fizikisht me shoferin tjetër. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, policia nuk ndërhyri për të qetësuar situatën.

Në vendin e ngjarjes shkoi edhe policia e cila ka kryer veprimet proceduriale.

Mendohet se përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të automjeteve për shkak të rrëshqitjes nga prezenca e akullit në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu