Jonas Kepi,një udhëheqës i ri me vizion për të ardhmen

0

Jonas Kepi është një nga te rinjtë më aktiv në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.Student i përkushtuar dhe i suksesshëm në jetë me studime në biznes.Me një pasion të thellë per diplomaci  dhe biznesin,përmirësimin e jetës së njerëzve dhe zhvillimin e qëndrueshëm.Ai ka arritur suksese të shumta që në një moshë të re.

Jonasi ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në shumë projekte dhe iniciativa të rëndësishme për të rinjtë në Shqipëri dhe më gjerë. Ai është themelues dhe drejtor ekzekutiv i SAS (Special Achievement Services), një organizatë që ka ndihmuar mijëra të rinj me mundësi punësimi,bursa dhe pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme që i ndihmojnë ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre.Përkushtimi i tij për fuqizimin e rinisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm është i dukshëm në të gjitha angazhimet e tij. SASS aktualisht guripimi rinor me i madh ne Ballkanin Perendimor.

Si Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë dhe pjesëmarrës në Samitin e NATO-s,Jonasi ka kontribuar aktivisht në diplomacinë ndërkombëtare dhe politikëbërjen, duke përfaqësuar të rinjtë shqiptarë në nivel global.Aktualisht,ai shërben si Ambasador Global për Paqen për OKB-në,anëtar i Bordit Këshillimor Rinor të OSBE-së në Shqipëri dhe Nënkryetar i AIESEC në Shqipëri.Përkushtimi i tij për fuqizimin e rinisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm është i dukshëm në të gjitha angazhimet e tij dhe pozicionet qe ai ka ndërmarrë në vite,duke u ftuar në evente diplomatike me rëndësi  të lartë.

Jonasi ka qenë aktiv në ndryshimin e ligjeve për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor, duke punuar me Ministrinë e Rinisë për zhvillimin dhe zbatimin e një buxheti për seancat dëgjimore të të rinjve. Ai ka shkruar dhe zbatuar projekte për mobilitetin e gjelbër dhe energjinë e gjelbër në shumë bashki të Shqipërisë.

Me një kombinim të veçantë të udhëheqjes, inovacionit dhe përkushtimit për fuqizimin e rinisë, Jonasi është një shembull frymëzues për të rinjtë që aspirojnë të ndjekin rrugën e tij dhe të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për atdheun  tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu