Juli zbulon çdo bënte me paratë e çmimit të madh, gazetarja e ngacmon: Do pranoje t’a bëje me Romeon?

0

Më 25 maj është finalja e madhe e “Big Brother VIP3” dhe të gjithë po presin me padurim për të mësuar emrin e fituesit të këtij edicioni të reality show-t.

Mbrëmë Vëllai i Madh vendosi që t’u bënte një surprizë 5 finalistëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Disa nga gazetarët e ekranit të Top Channel iu bashkuan për pak orë banorëve. Ed Manushi, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Bieta Sulo, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi dhe Ina Kollçaku  darkuan mbrëmë me Julian Dedën, Romeo Veshajn, Meriton Mjekiqin, Egla Cenon dhe Heidi Bacin.

Ndërkohë të ftuarit kanë ngacmuar herë pas here 5 finalistët me pyetje të ndryshme.

Të pyetur nga Blendi Salaj se çfarë do bënin me paratë e çmimit të madh, Juli u përgjigj:

“Të vazhdoj punën time në televizion se e kam si drogë atë, as nuk bëhet fjalë kjo historia. Kam dëshirë të bëj një stand -up comedy, e kam thënë disa herë këtë gjënë. Para se të hyja këtu e pata nis në fakt diçka dhe para se të hyja këtu isha në Gjakovë. Desha ta vazhdoja, por besoj se kësaj radhe do kem më shumë fuqi edhe për punën e sponsorëve e gjërave, sepse dua ta bëj më të madh. Dua të shkoj kudo ku ka shqiptarë edhe si një mënyrë falënderimi për gjithë mbështetjen”.

Ndërkohë i pyetur nga Erjola nëse do pranonte t’a bënte me Romeon, Deda u përgjigj menjëherë “po”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu