Dumani te Ligjet: Po përgatisim një strategji për hetimin e krimeve zgjedhore, në janar e prezantojmë

0

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim është i pranishëm edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në këtë takim Dumani po raporton në lidhje me punën vjetore të SPAK. Dumani gjatë fjalës së tij tha se Struktura e Posaçme ka nisur punën për hetimin e krimeve zgjedhore gjatë 2025.

Dumani theksoi se duke qenë se 2025 do të jetë vit zgjedhor, SPAK do të këtë në vëmendje krimet elektorale. Ai tha se janë trefishuar veprat penale të hetuara për zgjedhjet e 2023.

“Ne kemi nisur përgatitjet dhe në janar do bëjmë prezent publike strategjinë që do ndërtojmë për veprat penale të vitit 2025. Kemi nisur punën që tani për t’i dalë përpara punës. Është trefishuar numri i krimeve zgjedhore që janë hetuar,” tha ai.

“Krimet zgjedhore, unë me stafin kemi filluar përgatitjet dhe në janar do të bëjmë prezent edhe strategjinë që do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale për zgjedhjet. Kemi filluar që tani që të punojmë. Gjatë 2023 ka numër në rritje, është trefishuar numri i hetimeve për krimet zgjedhore,” shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu