Juventus e nis me fitore sezonin e ri në Champions League.
Bardheinjtë mposhtën në transfertë Dinamon e Kievit falë një dopiete të spanjollit Alvaro Morata (’46, ’84)
Edhe pse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, 45 minutat e dyta dhuruan më shumë emicione dhe raste në të dyja portat.
Pavarësisht mungesës së rëndësishme të Cristiano Ronaldos, ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo arriti të merrte tre pikë me vlerë, ndërsa tani pret e qetë ndeshjen tjetër të grupit, atë mes Barcelonës dhe Ferencvaros.
Ndeshja tjetër e orës 18:55, ajo mes Zenit dhe Clube Brugge u mbyll me shifrat 1-2.