Juventus dhe Barça miratojnë bilancet me humbje të frikshme

0

Sot ka qenë një ditë e rëndësishme për shumë klube të mëdha, siç janë Juventus dhe Barcelona të cilët kanë zhvilluar mbledhjet përkatëse të Këshillit Administrativ.

Një panorama e zymtë vjen nga këto dy klube pasi humbjet janë të mëdha dhe më e prekur është sigurisht Barcelona që ka prekur një humbje gati gjysmë miliardë Euro.

Më konkretisht, Asambleja miratoi bilancin e sezonit 2020-2021, pra të atij që u mbyll me humbje rekord prej 481 mln Euro.

Raiola: Pogba mund të kthehet te Juve. Donnarumma nuk tradhtoi askënd
Arsyet janë të shumta që nga pandemia, pagat e larta, largimi i disa sponsorëve çka detyruan klubin katalanas të mos arrinte të mbante një lojtar si Leo Messi.

Një lajm i mirë është fakti që pas lehtësimit të buxhetit të pagave dhe huave që siguroi klubi, u miratua buxheti për sezonin e ri që ka nisur tashmë dhe do të jetë 765 mln Euro, shkruan Ora News.

Në krahun tjetër, edhe Juventusi pati mbledhjen e Këshillit Administrativ dhe ku u miratuan shifrat e buxhetit për sezonin e ri ndërsa ai që u mbyll ishte një vit shkatërrues për arkën e klubit me plot 209.9 mln Euro humbje.

“Viti financiar 2020/2021 u penalizua ndjeshëm nga tejzgjatja e urgjencës shëndetësore të lidhur me pandeminë Covid -19 dhe masat kufizuese pasuese të vendosura nga Autoritetet. Pandemia ka ndikuar ndjeshëm në të ardhurat nga ndeshjet, të ardhurat nga shitjet e produkteve dhe licencave dhe të ardhurat nga menaxhimi i të drejtave të lojtarëve, me një ndikim negativ të pashmangshëm në rezultatin e funksionimit normal të të ardhurave për klubin”, ishte njoftimi i bërë nga Juventusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu