Ish-deputeti demokrat kundër rrymës: PD ka nevojë për lidership të ri që të mposhtë moçalin poltik të Edi Ramës

0

Një luftë politike ka plasur së fundmi në Partinë Demokratike midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pasi ky i fundit përjashtoi ish-liderin historik nga grupi i PD-së.

Në lidhje me këtë debat, ish-deputeti demokrat, Eno Bozdo ka një mendim ndryshë. Ai thotë se PD-së i duhet një lidership i ri për të mposhtur pushtetin e Edi Ramës, dhe shton se këtë nuk e bën dot as Berisha dhe as Basha.

Për Eno Bozdon rikthimi i Sali Berishës nuk ka për të ndodhur, pavarësisht lëvizjes së tij që po ndërmerr kohët e fundit. Pra, sipas Bozdos, i cili ishte i ftuar në “Zona Zero”, PD duhet të mendojë për njerëz të rinj që të mposhtin moçalin politik të krijuar nga Edi Rama.

“Rikthimi i Berishës në PD nuk ka për të ndodhur dhe ndodhë. Kam qenë kritik ndaj Bashës për mënryën se si është sjellë ai në PD. Nëse duam një PD të shëndetëshme, demokratët duhet të fillojnë ta programojmë në mendjen e tyre për një kredo të re, që e tejkalojnë Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, duhet ta mendojnë këtë se kemi shumë burime njerëzore dhe cilësore. Shoqëria shqitparë është ahpa përpara politikës shqiptare dhe PD-së. PD është i vetmi instrument për të ndryshuar apo përmbysje të kënetës së krijuar nga Edi Rama. Për ta bërë këtë duhet të fillojmë për të parë tutje kësaj dysheje. Kriza duhet të marrë fund për të nisur jnë fushatë të re”, tha Bozdo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu