Deputeti Korreshi: Në Lushnje pas orës 8 të darkës ka vetëm burra dhe qen, spitali është vetëm për synetlliqe…

0

Fjalimi i deputetit Saimir Korreshi bëri që i gjithë Parlamenti të “shkrihej” në të qeshura mëngjesin e sotëm, përfshirë edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai foli në Parlament për problemet në spitalin e Lushnjes dhe problemet e tjera të këtij qyteti, por fjalimi i tij u bë “hit” në rrjet për shkak të reagimeve të deputetëve të tjerë.

Në një intervistë për Syri Tv, Korreshi u shpreh se goditi realitetin në Lushnje dhe Shqipëri me shaka, ndaj nuk e ka problem faktin se deputetët e tjerë qeshën.

Ai vuri në pah sërish problemet në spitalin e Lushnjes, për të cilin tha se “shërben vetëm ëpr synetlliqe dhe apendesit”, teksa shtoi se në Lushnje pas orës 8 të darkës ka vetëm burra dhe qenë.

“Është keqkuptim i mediave. Pata mundësi që të shprehem në Kuvend. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrant nuk patën guxim të rrijnë në foltore. Situata ku jemi është tragji-komike. Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi.

Realisht që Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike. Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time, unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen”, u shpreh Korreshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu