Juventusi tërhiqet nga Superliga evropiane

0

ITALI – Juventusi zbret nga anija e Superligës. Siç njofton media, klubi torinez me gjasa i ka dërguar një letër Real Madridit dhe Barcelonës, ku i njofton se largohet nga projekti, që deri më tani ka vazhduar të udhëheqë së bashku me madrilènët dhe katalanasit.

Siç ka mësuar Mundo Deportivo, kjo letër është dërguar dhe për këtë arsye dy klubet spanjole tashmë e dinë qëndrimin e klubit italian. Në këtë mënyrë, kjo do të nënkuptonte largimin e një tjetër prej mbrojtësve të mëdhenj të projektit jashtë UEFA-s dhe që e ka udhëhequr gjatë gjithë kësaj kohe.

Më herët, nga projekti fillestar, nëntë klubeve të tjera, kanë njoftuar largimin e tyre, si Manchester United, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Manchester City, Liverpool, Atlético Madrid, Inter dhe AC Milani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu