Panairi i 23 i Librit në Prishtinë/ Ismail Kadare hap ekspozitën për ‘Libri Triumfon’, përshëndetet nga Kurti dhe opozita

0

Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

KOSOVË- Sot është hapur edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë. I pranishëm ishte edhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare, i cili sot nisi edhe ekspozitën e librit “Libri triumfon”, për të cilën shkrimtari tha se bëhet fjalë për një ngjarje frymëzuese.

“Më vjen mirë që ndodhem pranë jush në këtë ditë kaq të bukur, kaq frymëzuese, kaq të paharrueshme që është dita e librit. Çdo populli kjo i bën një nder të madh. Ne shqiptarët për fat të keq disa herë e kemi neglizhuar, por pastaj jemi kujtuar, i jemi rikthyer. Unë shpresoj që do t’i rikthehemi më mirë më fort, më bukur në të ardhmen. Ju falënderoj për këtë pritje tejet të gëzueshme tuajën”, ka thënë ai.

Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Çdo njeri që shëtit mes librave në Panair, ashtu sikurse mes rafteve të bibliotekës e ka mundësinë ta përfytyrojë aty për aty punën afatgjate të njerëzimit, krijimtarinë, dijen poliedrike të shoqërisë, përmasat e vërteta të historisë. Panairi është si një festival i librit”, ka thënë ai.

Organizatorët kanë treguar se bëhet fjalë për 120-vjetorin e lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetorin e lindjes së Petro Markos dhe 100-vjetorin e lindjes së Jakov Xoxës. Po ashtu do të mbahen edhe mbi 40 aktivitete, promovime, nga autorë të pranishëm në panair. Do të bëhet edhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh. Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40.000 vizitorë, përderisa deri të dielën kur edhe mbyllet, gjithsej do të ekspozohen 6 mijë tituj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu