“Ka mbaru ajo punë tani”,- zbardhen përgjimet nga dosja e arrestimeve në Dibër

0

Nga transkriptet e bisedave telefonike si dhe relacioni i Oficerit te Policise Gjyqesore, i dates 27 Shtator 2021, numri i telefonit 068 29 16 xxx qe perdoret nga Halit Shehu ka biseduar ne telefon me nje numer tjeter konkretisht numrim 068 35 72 xxx qe dyshohet se perdoret nga shtetasi Fitim Farruku, me detyre punonjes i Keshillit te Qarkut Diber.

Gjate bisedes rezulton se Haliti ben perpjekje te punesohet si mesues, por e ka te veshtire. Per kete kerkon ndihmen e Fitimit, i cili i ka thene qe te marre dokumentat konkretisht diplomen dhe nje Curriculum Vitae dhe te nesermen pra ne daten 28 Shtator 2021, te takohen se bashku. Me pas Haliti komunikon me bashkeshorten e tij, dhe nga biseda rezulton se bashkeshortja i kerkon te takoje Fitimin, pasi ky i fundit ka miqesi me drejtoret qe kane ne dore punesimin e tij. Bashkeshortja e udhezon Halitin qe ti jape leket qe ka me vete. Per kete ajo e pyet nese i ka me vete, dhe Haliti i thote qe ka 80.000 (tetedhjete mije) leke (ne bisede flitet per 800.000 (teteqind mije) leke. Bashkeshortja i thote qe tja kishte dhene ate shume parashe Fitimit.

Me pas Haliti bisedon perseri ne telefon me bashkeshorten, dhe kjo e fundit e ve ne dijeni se ka mbaruar ajo pune, pra behet fjale per punesimin, dhe te shkoje ti dorezoje shumen e parave Fitimit, nderkohe qe nga biseda rezulton se takimi eshte lene paraditen e dates 28 Shtator 2021.

Ne keto rrethana, ata jane vene ne vezhgim dhe jane mbajtur nen mbikqyrje nga policia gjyqesore. Nga pergjimi i bisedave telefonike dhe vezhgimi ambiental, ka rezultuar se dy shtetasit Halit Shehu dhe Fitim Farruku, jane takuar ne ambientet e nje lokali ne Qytetin e Dibres, dhe Haliti i ka dorezuar nje zarf Fitimit, zarf ne te cilin dyshohej se ndodhej shuma e parave te premtuara me pare.

Disa minuta me pas ata jane ndare nga njeri tjetri, dhe Fitimi eshte larguar se bashku me zarfin qe i ka dhene Haliti. Pas disa minutash Fitimi ka telefonuar nje shtetas tjeter I cili posedon numrin e telefonit 068 52 60 xxx dhe lene te takohen.

Oficeret e policise gjyqesore kane mbajtur ne vezhgim takimin midis Fitimit dhe personit tjeter, dhe pasi keta jane ndare oficeret e policise gjyqesore, kane bere bllokimin e tyre.

Nga kontrolli personal bere shtetasit Fitim Farruku, ka rezultuar se ai kishte ne xhepin e tij nje zarf te bardhe ne te cilen ndodheshin 100.000 (njeqind mije) leke.

Nderkohe nga verifikimi i bere personit te trete ka rezultuar se ishte shtetasi Lulezim Dani bashkeshorti i shtetases Brikena Dani e cila eshte me detyre Pergjegjese e Zyres Arsimore Diber. Nga kontrolli I ketij shtetasi, ka rezultuar se i gjetur eshte nje aparat telefonik ne te cilin ishte vendosur numri I telefonit 068 52 60 xxx, me te cilin shtetasi Fitim Farruku kishte biseduar me pare.

Ne keto rrethana ka dyshime se shtetasi Halit Shehu mund te kete konsumuar elementet e figures se vepres penale te “Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 245/1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu