“Ka një fund”, Erion Braçe heq dorë nga posti i zv/kryeministrit

0

Në ditën e fundit si zv/kryeministër në qeverinë “Rama 2”, Erion Braçe ka zgjedhur tërmetin e nëntorit të vitit 2019 për ta vënë në krye të sfidave në detyrën që mbajti në këtë mandat.

Në një status në rrjetet sociale, Braçe ka ndarë një moment ku bashkë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi vizitoi zonat e prekura nga tërmeti në Thumanë ndërsa toka vazhdonte të dridhej.

“Ka një fund…”, thotë Braçe i cili tashmë ashtu si pjesa tjetër e socialistëve do të presë vendimin e kreut socialist Edi Rama për shpalljen e qeverisë së re javën e ardhshme, që siç ai tha përpos ministrave dhe një kryesie aktive do të ketë edhe stola rezervë për energjizimin e skuadrës.

Braçe shton se është i nderuar që ka shërbyer për njerëzit në nevojë në ditët më të vështira gjatë 24 viteve të fundit. “Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu