Kadare, përcjellja e fundit/ Elbasan, nderim për shkrimtarin e njohur. Qytetarët: Humbja e tij, e pazëvendësueshme!

0

Elbasan – Në bibliotekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan u organizua një takim homazh në respekt dhe mirënjohje për krijimtarinë monumentale të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.

Dashamirës të librit, qytetarë dhe personalitete të ndryshme u mblodhën për të vlerësuar figurën e Kadaresë.

Gjatë takimit, të pranishmit njëzëri theksuan se pena e tij e rrallë zor se mund të mishërohet më tek një individ tjetër.

Në fjalimet e tyre, ata shprehën mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Kadaresë në letërsinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme kulturore të kohës sonë./ Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu