Kahn i mbyll ‘dyert’ Lewandowskit: “Ai ka kontratë me ne deri në vitin 2023!”

0

GJERMANI – Në ceremoninë e prezantimit zyrtar të Sadio Mané të mërkurën, administratori Oliver Kahn kujtoi, se ardhja e sulmuesit senegalez nuk synonte të zëvendësonte Robert Lewandowski, i cili ka njoftuar për një largim të mundshëm drejt Barcelonës. Madje administratori i Bayern Munichut ka shkuar më tej, duke kujtuar se polaku ishte nën kontratë edhe për një sezon.

“Në thelb, asgjë nuk ka ndryshuar. Ai ka kontratë deri në vitin 2023. Mezi presim ta shohim në ditën e parë të stërvitjes,– tha lideri bavarez. – Përgjigjja ndaj ofertave të mundshme për Robert Lewandowski është diçka për të cilën absolutisht nuk po mendojmë për momentin. Është përgjegjësia jonë që ky klub të jetë sa më i suksesshëm. Robert Lewandowski ka treguar në të kaluarën se mund të kontribuojë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Mendoj se është e rëndësishme të përsëris se ai ka një kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2023. Dhe ne nuk shqetësohemi për pjesën tjetër”. 

Kahn i mbyll 'dyert' Lewandowskit: “Ai ka kontratë me ne

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu