Arrestohet 38-vjeçari në Kurbin, policia i gjen në shtëpi një pushkë dhe municioni luftarak

0

Policia Kurbin:

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë ato pa leje, në banesë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zastava”, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga 38-vjeçari që mbante armë zjarri me vete dhe në banesë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u organizua operacioni policor i koduar “Zastava”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. Gj., 38 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në një çantë, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Zastava”.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu