Kamioni përplas veturën, vdes një nga personat e aksidentuar

0

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” ende i paidentifikuar .

Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Kamioni po dilte nga superstrada ne nje rruge dytesore per ne fshatin Dajc, kur autovetura ka goditur ne pjesen e fundit kamionin dhe eshte futur poshte tij. Per pasoje drejtuesi i autovetures ka gjetur vdekjen. Per nxjerrjen e makines eshte dashur nderhyrja e nje eskavatori qe beri te mundur nxjerrjen e makines, ndersa zjarrfikesit nxoren trupin e viktimes.

Në vijim të informacionit paraprak, ju informoj se drejtuesi i mjetit tip Benz , i cili humbi jeten, u identifikua dhe quhet Eduard Grishaj 55 vjeç, banues në Shkodër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu