KQZ miraton listën e kandidatëve për deputetë të Partisë SociaDemokrate me kryetar Tom Doshin

0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të papërfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet.

Asnjë vendimarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimarrje, si të gjitha vendimarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore.

Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton listen e kandidateve per deputet te koalicionit opozitar Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim.

Sipas vendimit te KQZ, Partise Demokratike i hiqen nga kandidimi te gjithe emrat qe ishim mbi numrin e mandateve.

Berat nga numri 1 deri në numrin 9 në listën e kandidatëve
Dibër nga numri 1 deri në numrin 6 në listën e kandidatëve
Durrës nga numri 1 deri në numrin 15 në listën e kandidatëve
Elbasan nga numri 1 deri në numri 15 në listën e kandidatëve
Fier nga numri 1 deri në numri 18 në listën e kandidatëve
Gjirokastër nga numri 1 deri në numrin 6 në listën e kandidatëve
Korçë nga numri 1 deri në numrin 12 në listën e kandidatëve
Kukës nga numri 1 deri në numrin 3 në listën e kandidatëve
Lezhë nga numri 1 deri në numrin 9 në listën e kandidatëve
Shkodër nga numri 1 deri në numrin 12 në listën e kandidatëve
Tiranë nga numri 1 deri në numrin 36 në listën e kandidatëve
Vlorë nga numri 1 deri në numrin 12 në listën e kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton listen e kandidateve per deputet te Partise SociaDemokrate me kryetar Tom Doshin. Ne kete menyre, KQZ i jep diren jeshile deputetit Tom Doshi te garoje per zgjedhjet parlamentare te 25 prillit. Perfaqesuesi i Partise Demokratike, Ivi Kaso kerkoi perjashtimin e PSD nen argumentin se kryetari i saj Tom Doshi eshte shpallur ne listen e zeze amerikane. Kryetari i KQZ-se, Celibashi u shpreh gajte mbledhjes se KQZ do te bej verifikimet e thelluara per cdo kandidat per te cilet ka indicie duke perfshire edhe Tom Doshin, por aktualisht eshte nuk eshte ne kushtet e ndalimit te kandidimit.

InfoWebTv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu