KANADA- Kanadaja është vendi i radhës që ka marrë masat për të ndaluar aplikacionin e Tik Tokut për punonjësit e administratës. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi ditën e sotme. Ky vendim pason një rishikim nga shefi i informacionit të Kanadasë dhe aplikacioni “paraqet një nivel të papranueshëm rreziku për privatësinë dhe sigurinë”. Një nga zëdhënësit e TikTok-ut u shpreh se kompania ishte e zhgënjyer me vendimin e qeverisë kanadeze.
Kryeministri Justin Trudeau tha se kishte mjaft shqetësime për sigurinë rreth aplikacionit për të kërkuar ndryshimin.
Para pak ditësh, KE ndaloi stafin që të përdorë aplikacionin kinez të mediave sociale TikTok për shqetësimet e sigurisë, në shembullin e fundit të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Perëndimit. Zyrtarëve u është kërkuar të çinstalojnë aplikacionin e ndarjes së videove sa më shpejt të jetë e mundur dhe përpara datës 15 mars. Të njëjtën gjë do të bëjë dhe Italia.