“Luizi i uli pikë vetes, Kiara shkon në finale”/ Ç’mendojnë banorët për situatën e fundit mes çiftit?

0

Situata e fundit që nisi nga lojë e “Vëllait të Madh” dhe përfundoi me një debat të ashpër mes Kiarës dhe Luizi, është komentuar edhe nga banorët e tjerë, një pjesë e të cilëve ishin të pranishëm.

Ndërsa Kiara ende vijon t’i mbajë qëndrim Luizit, mbetet për t’u parë si do të vijojë marrëdhënia e tyre.

Mendimet e banorëve:

Olta: Edhe pse e pa që Luizi e harroi marrëdhënien e atyre dhe vazhdoi lojën, Kiara prapë nuk e hodhi poshtë. Për mua i ka ngritur shumë pikë vetes, kurse Luizi ka dalë keq. Mendoj që Kiara mund të shkojë edhe deri në finale, sepse Luizi po bën shumë gabime

Armaldo: Është e drejtë që edhe unë e teprova pak në këtë situatë, por unë mendova që ai i di limtet e bashkëshortes së tij. Kam bërë gabim, nuk duhet të mbështesja Luizin, deri aty ku Kiara të shkonte në limit.

Dea Mishel: Kiara e ruan shumë Luizin, nuk duhet ta tolerojë sepse kështu do e përsërisë prapë.

Shpati: Unë e pashë që Kiara u lëndua dhe i thashë Maestros të largohet, ti lërë vetëm mos ta mbajë ai përgjegjësinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu