Kandidati i Partisë Socialiste për Librazhdin, Mariglen Disha, zhvilloi një takim me banorët e Prevallës, ku diskutuan për problemet që hasin në infrastrukturën rrugore dhe ujësjellësin.
Duke dëgjuar vërejtjet e banorëve, Disha u shpreh se në mandatin e tij të parë do të japë prioritet investimeve në infrastrukturën rrugore të fshatrave, duke vazhduar pastaj me projekte të tjera në zonën e Librazhdit.
Kandidati vazhdon takimet me qytetarët dhe kërkon mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 14 majit.