Kandidati që po “çmend” Taulant Ballën në listat e PS në Elbasan?!

0

Askujt nuk ia priste mendja. Kandidati për deputet i PS në qarkun e Elbasanit, që mbulon bashkinë e Peqinit, Saimir Hasalla, është kthyer në rivalin kryesor të Taulant Ballës.

Hasalla nuk resht së marri vota, edhe pse ai nuk njihet në Elbasan dhe në bashkitë e tjera të qarkut.

Pasi mori një “thes” me vota në Peqin, ai nuk po ndalet as në bashkitë e tjera si Elbasan, Belsh, Cërrik etj. Deri më tani, kur janë numëruar 312 kuti nga 511 që ka gjithsej ky qark, Saimir Hasalla ka grumbulluar 9356. Deri në mesditë ai qëndronte në vendin e parë dhe vetëm kur nisën të numërohen votat për Elbasanin është “thyer” nga Taulant Balla i cili aktualisht ka marrë 10.335 vota.

Surprizë në këtë listë është edhe Besion Ajazi që duket se është votuar masivisht nga Gramshi, zonë të cilën ai mbulonte. Ajazi ka grumbulluar 5104 vota.

Herësi për ata që ndodhen poshtë numrit 8 të renditjes në këtë listë për subjektin politik Partia Socialiste është 10788 +1 një shifër praktikisht e paarritshme nga kandidatët për të zhvendosur ndonjë emër në tetëshen e parë. Pra numëimi i votave për kandidatët e PS është thjeshtë një procedurë. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu