Kandidati socialist në fushatë, droni me flamurin e PD-së valëvitet mbi kokën e tij (Video)

0

Teksa na ndajnë vetëm 16 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, fushata politike mes partive sa vjen dhe bëhet më “e nxehtë.”

Ish-kryeministri Berisha ka shpërndarë një video të pazakontë në facebook, nga takimi elektoral që Partia Socialiste kishte në Tropojë.

Teksa Aktori Petrit Malaj, kandidat për deputet të Partisë Socialiste në listën e Kukësit fliste me banorët në Tropojë, një flamur i Partisë Demokratike është valëvitur me dron sipër kokave të tyre.

“Fitorja fluturon mbi Tropojë! Magjepsëse!! Sb” shkruan Berisha.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/272584717753798/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu