“Kanë shpëtuar miliona jetë!”, eurodeputeti bën propozimin e veçantë

0

Një anëtar i Parlamentit Evropian i ka sugjeruar Bankës Qendrore Evropiane (BQE) të dielën që themeluesit e kompanisë farmaceutike, BioNTech, Ugur Sahin dhe Özlem Türeci të bëhen pjesë në dizajnin e ti për kartëmonedhat euro që do të ndryshojnë vitet e ardhshme, shkruan DW.

Politikani gjerman i Demokratëve të Lirë (FDP) Moritz Körner ishte i pari që bëri sugjerimin.

“Puna e tyre ka shpëtuar jetën e miliona evropianëve. Figura të rëndësishme evropiane si çifti themelues i BioNTech Ugur Sahin dhe Özlem Türeci duhet të printohen në kartëmonedhat e reja të euros,” tha Körner, cituar nga gazeta gjermane Welt am Sonntag.

Trajektorja e jetës së tyre është një histori mbresëlënëse për integrimin, përparimin, sipërmarrjen, përsosmërinë shkencore dhe potencialin e një shoqërie të hapur emigrantësh,” shtoi ai.

Më 1 janar 2002, kartëmonedhat kesh u prezantuan si monedha zyrtare e Eurozonës, një moneshë që aktualisht përdorin 19 nga 27 shtetet anëtare të BE-së.

Njëzet vjet më vonë, BQE-ja nisi një proces për ridizajnimin e kartëmonedhave .

Publiku do duhet të ketë fjalën e tij në këtë proces ridizajnimi të euros.

Qytetarët evropianë do të anketohen dhe do të formohet një grup këshillues i balancuar me kujdes me anëtarë nga secili prej 19 shteteve të Eurozonës.

Megjithatë, do të kalojnë shumë vite para se të vendoset një dizajn i ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu