Një prej familjareve të personave që janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nga policia e Elbasanit, ka bërë akuza të forta në lidhje me sjelljen e bluve. Sipas tyre, FNSH dhe policia gjatë kontrollit kanë ushtruar terror ndaj familjarëve, ndërsa tashmë nuk lejojnë që avokatët të futen në ambientet e komisariatit.
“Mbrëmë është bërë një terror nga ana e policisë, kanë shkuar nëpër shtëpi, ku ka të moshuar, fëmijë. Ndoshta është e ligjshme, por nuk mund të shkosh në atë mënyrë, ti marrësh zbathur, kujtojnë se çfarë po kapin, Talo Çelën ta kapë drejtori i madh që rri në Tiranë.
Nuk na lënë që tju çojmë as ujë, as cigare, asgjë, kanë refuzuar deri tani që të futen brenda avokatët. Kemi të drejtën e plotë që të marrin vesh si janë. Këtu po dalin maune me drogë, të marrësh një 20 vjeçar dhe ta fusësh brenda, dhe të mos marrësh një informacion, ne nuk jemi në Kabul.
Duhet të ketë një mënyrë komunikimi me familjarët, po këto janë votat që ne kemi dhënë. Mamin dhe babin e kam me tension 22, i kam të dy vëllezërit brenda. I di fort mirë shteti se kush merret me trafikimin, për bukën e gojës kushdo do ta bënte, se varfëria në këtë qytet e dimë të gjithë se si është”,shprehet familjarja të cilës i janë shoqëruar dy vëllezërit.
Detaje të reja mësohen nga aksioni i FNSH-së në Elbasan, ku është goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Aksioni ka nisur, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, me qindra efektivë që kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë dhjetëra persona që janë shoqeruar për verifikim. Por, gjithashtu disa prej tyre janë janë arrestuar. Numri i saktë do të përcaktohet në një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit.
Hetimet janë kryer me metoda proaktive nga prokuroria e Elbasanit. Anëtarët e grupit janë identifikuar me metoda speciale të hetimit, ndërkohe për rastin prokuroria e Elbasanit ka lëshuar mbi 50 masa arresti. Sipas burimeve 90% e këtyre masave janë ekzkekutuar.
Në kuadër të ketij hetimi janë sekuestruar dorgë, armë dhe shuma montare të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Grupi i trafikantëve merrenin me shitje droge në qytet. Ndaj personave nën hetin rëndon akuza e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.