Kanioni i Holtës në Gramsh siç nuk e keni parë kurrë më parë (Video)

0

 

Edhe pse ka qenë një vit i pazakontë për shkak të pandemisë, turistët edhe sivjet nuk i kanë munguar Gramshit. Madje i ashtëquajturi “turizëm patriotik” ka qenë mjaft i shprehur gjatë kësaj vere.

Gramshi është konsideruar vitet e fundit si një nga befasitë turistike në mbarë vendin për shkak të kanioneve, shpellave, ujëvarave, liqeneve, pyjeve etj. Kësaj bukurie i shtohet edhe mikpritja e banorëve të kësaj treve.

Një ndër mrekullitë natyrore të Gramshit, që vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve brenda dhe jashtë vendit, është Kanioni i Holtës.

Kanioni i Holtës ka një gjatësi rreth 3 km dhe shtrihet midis fshatrave Bardhaj dhe Kabash. Vizitori befasohet dhe mahnitet që me pamjen e parë, ngjyrën karakteristike të ujit shpatet e thepisura i 100 – 150 m flora dhe fauna që shtrihet përreth. Lumi vende vende arrin thellësinë deri në tri metra. Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë.

Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.
Kanioni i Holtës paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut si dhe për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj.

Kanioni frekuentohet çdo ditë, por veçanërisht gjatë fundjavave. Mjaft prej tyre vijnë për herë, ndërsa gjeografia e origjinës së tyre është interesante pasi turistëve vendas u bashkohen ata të huaj.
Turistët shprehin kënaqësinë që u dhuron natyra shqiptare në këtë anë. Sipas tyre Kanioni i Holtës është një ndër më të veçantët në Shqipëri.

E nddërsa flasin me superlativa për këtë perlë të natyrës, shprehin edhe rezerva për infrastrukturën rrugore, për mungesën e sinjalistikës, por edhe të vendve për akomodim ose që mund të ofronin shërbime për turistët. Madje dy prej tyre janë nga Amerika.

Kanioni i lumit të Holtës është vetëm 1.30 min larg Tiranës.

Por Gramshi ofron edhe bukuri të tjera natyrore që duhen vizituar. Të tilla janë Ujëvara e Sotirës, Shpella e Kabashit dhe shpella të tjera, Kanioni i Sinecit, Liqenet e Lenies ose Shenepremtes, liqeni i Dushkut etj. Veç tyre në Gramsh janë zbukuar edhe kala dhe vendbanime të lashta që dëshmojnë historinë shekullore të trevës së Gramshit siç është Grabova.

Ndiqni videon e realizuar me pasion e mjeshtëri nga Besnik Ademi:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu