Kanosi dhe përndoqi një vajzë, Gjykata e Korçës liron nga qelia Mariglen Topuzin

0

POGRADEC- Mariglen Topuzi i riu që u arrestua ditën e djeshme nga policia në Pogradec për përndjekje dhe kanosje është liruar nga qelia.

“Ora News” shkruan se vendimi është marrë dje nga gjyqtarja e Korçës, Genta Shukullari, e cila vendosi të mos pranojë kërkesën e “arrestit në shtëpi” që kishte kërkuar prokurori, duke urdhëruar që Topuzi të hetohet në gjëndje të lirë me masën e sigurisë detyrimit për paraqitje.

Sipas informacioneve policore, Mariglen Topuzi është lidhje e ngushtë shoqërore e Meardi Berberit, ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Koro…” dhe Laert Haxhiut nga Lushnja, të arrestuar së fundi në Janinë të Greqisë.

Arrestimi i Topuzit erdhi pas një një kallëzimi që ka bërë në polici një vajzë, e cila ka pretenduar se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosur nga ai.

Topuzi njihet në Pogradec si person me precedentë penalë dhe anëtar i grupit kriminal në këtë zonë që drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe “Lili i Rrushkës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu