Vettingu “zbraz” gjykatën dhe prokurorinë e Elbasanit:Vonesat krijojnë kaos dhe irritim te qytetarët

0

 

Procesi i Vetting-ut dhe dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë shkaktuar në mbarë vendin mungesë të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Koston e kaosit të krijuar në sistemin e drejtësisë janë duke e vuajtur qytetarët pasi zvarritja e proceseve gjyqësore është bërë e zakonshme. Prokuroria e Elbasanit po punon me 13 prokurorë nga 20 që duhet të ketë në organikën e plotë të saj. Sipas prokukurorit mungesa e trupës gjykuese ka sjellë ngarkesë te ta dhe stres te qytetarët të cilët presin shqyrtimin e cështjeve të tyre.

Edhe më e vështirë paraqitet situata në gjykatën e Elbasanit. Kjo e fundit po punon me vetëm 5 gjyqtarë nga 16 që duhet të kenë në organikën e plotë të saj.

Kryetari i dhomës së avokatisë në Elbasan, Demir Çiftja flet për pasojat që sjell mungesa e trupës gjykuese .Çiftja shprehet për shqetësim për stopimin e hetimit të çështjeve , cka sjell irritim te qytetarët.

Mësohet se vetëm në 3 mujorin e parë të vitit 2023, rezultojnë 4401 çështje në shqyrtim. Në këtë periudhë gjyqtarët e Elbasanit kanë shqyrtuar mesatarisht secili nga 978 çështje, për shkak se kryetarja e gjykatës angazhohet në vetëm gjysmën e ngarkesës me gjykime. Sipas Gjykatës nga 1 janari deri në 5 qershor 2023, në sekretari janë regjistruar 3533 çështje të reja.

InfoWebMedia/ Entela Duka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu