Kanye West publikon albumin e shumëpërfolur, “Donda”

0
ATLANTA, GEORGIA - JULY 22: Kanye West is seen at ‘DONDA by Kanye West’ listening event at Mercedes-Benz Stadium on July 22, 2021 in Atlanta, Georgia. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for Universal Music Group)

Kanye West ka publikuar më në fund albumin e shumëpritur “Donda“. Albumi është aktualisht i disponueshëm në Apple Music dhe Spotify. Pas më shumë se një viti pritje, fituesi i çmimeve Grammy publikoi albumin të dielën në mëngjes.

Albumi, i 10-ti i West, ishte planifikuar fillimisht për publikim më 24 korrik 2020, pastaj u vonua të paktën tre herë të tjera. Ky projekt, i emëruar pas në nder të nënës së tij të ndjerë, përmban 27 këngë.

Albumi përmban një sërë yjesh të ftuar, duke përfshirë Jay-Z, The Weeknd, Travis Scott, Kid Cudi, Lil Yachty, Roddy Ricch, Pusha-T, Playboi Carti, Baby Keem, Westside Gunn, Jay Electronica, Sheek Louch, Jadakiss, Jhe Rooga, Pop Smoke, Francis and the Lights dhe Lil Baby.