Deputetja demokrate Elda Hoti ka deklaruar se lënda që hodhi në Kuvend ditën e sotme ishte aromatizues. Duke folur për mediat, Hoti ka theksuar se garda ka arritur që të dhunojë gratë deputete. Hoti më tej ka theksuar se mazhoranca e ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale bandash.
“Nuk mundet Garda që të dhunojë gratë, jemi dhunuar nga Garda, s’jemi lejuar të hyjmë brenda sepse donin që të na bënin kontroll fizik. E kthyen parlamentin në zyrë noteriale të bandave. Ne nuk e ndalojmë betejën tonë. Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem nga SPAK,” tha Hoti.