Kapet 24-vjeçarja që shiste kokainë në rrugë.

0

Pas arrestimit të shokut të saj, policia ka arritur të prangosë shtetasen D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec.

E arrestuara bashkë me shokun e saj që u arrestua një muaj me parë, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të dy janë kapur në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, teksa shisnin kokainë në rrugët e qytetit të Pogradecit.

“Në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, të finalizuar më datë 10.04.2022, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetases D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim“, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu