Kapet 500 kg kokainë në Dubai, me vlerë mbi 117.5 milionë euro

0

Policia në Dubai ka sekuestruar një sasi rekord kokaine, me vlerë më shumë se 117.5 milionë euro.

Zyra e policisë së Dubai u njoftoi se operacioni për kapjen e kokainës u emërtuar “Akrepi”. Policia arrestoi një burrë, që vepronte si ndërmjetës në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Mediat e huaja bejne me dije se i dyshuari u prangos në vend, ndërsa edhe më herët kishte qenë i dënuar. Ai kishte mbajtur lëndën narkotike në një magazinë, përpara se ta dërgonte në tjetër vend në Gjirin Persik.

Dënimi për trafik droge në Emiratet e Bashkuara Arabe është shumë i rëndë.

Madje, dënimet shkojnë deri në burgime përjetësisht ose me vdekje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here