Trupi i tij ende në morg/ Prokuroria konfirmon për familjarët: Personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi

0

Prokuroria Elbasan ka konfirmuar se personi i vrarë në burgun Peqin është Arben Lleshi, duke shuar kështu të gjitha dyshimet që familjarët kishin mbi trupin e viktimës.

Bëhet me dije nga burimet për media se konfirmimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve. Pasi refuzuan ta varrosnin, trupi i pajetë i Arben Lleshit, të dënuarit me burgim të përjetshëm që u ekzekutua në qelinë e tij, vijon të mbahet në morgun e Tiranës. Familja Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit nuk pranoi të tërhiqte trupin, për shkak se sipas disa burimeve, ka marrë sinjale se fisi me të cilin është në hasmëri mund të vijojë hakmarrjen.

Kujtojmë se Arben Lleshi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe. Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj edhe ky i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015.

Teksa hetimet vijojnë akoma dyshime të forta ka se ekzekutimi i Arben Lleshit dyshohet të jetë kryer për motive gjakmarrje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu