Kapet adoleshenti që qëlloi me thikë 18-vjeçarin

0

Arrestohet adoleshenti që plagosi me thikë 18-vjeçarin Klajdi Gjergji mbrëmjen e sotme në Kurbin.

Policia njofton se rreth orës 18:00, në rrugën e fshatit Sanxhak, A.L.16 vjeç pas një konflikti të çastit ka plagosur më thikë Gjergjin, të dy janë banues në atë zonë.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes, por arratia zgjati vetëm pak minuta, pasi u prangos dhe tashmë do të përballet me drejtësinë.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Klajdi Gjergji është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu