Kapet banda e hajdutëve në kryeqytet, vodhën ‘BMW’-në dhe tentuan ta shisnin, por u kapën mat – Shqiptarja

0

Policia nuk i ka bërë me dije identitetet e të prangosurve, por vetëm inicialet e tyre.

Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen si autor të disa vjedhjeve në Tiranë. Ndërkohë një tjetër bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim, ndërsa një 17-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë. Policia nuk i ka bërë me dije identitetet e të prangosurve, por vetëm inicialet e tyre. Ndaj sqarohet se bëhet fjalë për: -L.Z., 23 vjeç, M.M., 21 vjeç, E.M., 22 vjeç dhe I.Xh., 21 vjeç, u arrestuan nga blutë e kryeqytetit ndërsa K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë do të hetohet në gjendje të lirë si dhe u shpall në kërkim J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Të rinjtë akuzohen kanë kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës. E fundit që u solli dhe arrestimin dhe goditjen e grupit ishte grabitja, ku përveç vjedhjes së disa sendeve personale vodhën dhe makinën tip ‘BMë’. Mjet, të cilën i ka ndihmuar 31 vjeçari i shpallur në kërkim për ta shitur. Ndërkohë që të rinjtë dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në zona të ndryshme në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu