Kapet hajduti në Gramsh

0

Vodhi një shumë parash në një banesë në Gramsh, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari, me precedent kriminal për vjedhje dhe përndjekje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas administrimit të kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga shtetasi V. L., se i kishin vjedhur një shumë parash, në banesë, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Gramsh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu