Kapet një shumë e madhe paundi në Portin e Durrësit

0

 

Pas sasisë 300 kg kokainë, është kapur një tjetër sasi e paligjshme, por kësaj herë janë para cash. Paratë janë gjetur të fshehura në një kamion që vinte nga Italia. Nuk dihet ende sasia e vlerës monetare të kapur, pasi efektivët e policisë po vijojnë ende numërimin e tyre.

Furgoni kishte mbërritur ditën e sotme me traget nga Italia dhe sasia e parave u arrit të evidentohej në vijën e dytë të kontrollit. Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit, ndërsa operacioni është në vijim e sipër. Kujtojmë se para pak orësh, po në Portin e Durrësit në vijën e dytë të kontrollit u kap nga skaneri një sasi prej 300 kilogramë kokaine, e fshehur brenda një kamioni me targa maqedonase që kishte destinacion Italinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu