Kapet rreth një ton e gjysmë drogë dhe konfiskohen të paktën 43 mln euro në Belgjikë, mes të arrestuarëve dhe shqiptarë

0

Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Belgjikë. Mediat e huaja shkruajnë se është kapur rreth një ton e gjysmë kokainë. Kokaina që transportohej ishte e fshehur mes pjesëve të një mjeti të tipit Toyota.

Bëhet me dije se katër personat e arrestuar rrezikojnë deri në 7 vite burg dhe se janë konfiskuar të paktën 43 mln euro.Ndërkohë mes të arrestuarve janë shqiptarë dhe rumunë.

Grupi kriminal kryente transportin e drogës mes Belgjikës dhe Anglisë, ndërsa ranë në gjurmët e autoriteteve pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”,  ku agjentët zbuluan një telefon qindra mesazhe mes kriminelëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu