Karamuço:Dumani ka informacione nga SKY ECC, por s’ka prova të mjaftueshme

0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar në emisionin “Real Story” raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Karamuço tha se Altin Dumani pavarësisht provokimeve të drejtpërdrejta nga deputetët, la të kuptohej se posedon më shumë informacion sesa është bërë publik.

Karamuço theksoi se Dumani ka të dhëna edhe nga platformat e komunikimit të krimit të organizuar në SKY ECC, por i duhen prova të mjaftueshme për të vepruar.

“Duke ditur temperamentin e tij, nuk shfaqi nervozizëm. Disa persona atje i ka në hetim, disa në verifikim, për disa të tjerë ka informacion, por nuk ka akoma prova. Pra ka disa kategori ku i ka parë kudo, disa mund t’i ketë parë edhe në Sky ECC. Pra di më shumë se më se ç’duhet të dijë, më shumë se sa dinë ata vetë, prandaj dhe përpiqet që të frenojë veten.

E dyta është i zhgënjyer me Parlamentin shqiptar. Altin Dumani bëri një paralajmërim shumë të fortë, që 11 prokurorë ikin në vitin 2028, do të ketë një vakancë. Pas 3 vitesh mund të pezullohet puna. Pyetjet e tjera ishin shumë provokative që donin ta nxirrnin nga vetja.

Ai përmendi dhe mediat dhe në një të ardhme duhet të nxjerrë televizionin, emrat e gazetarëve apo portaleve. Nëse ka një program transparent me gazetarët duhet që të thotë emrat dhe të marrë masat se është në krye të një institucioni”, tha Ervin Karamuço.