KAS pranon kërkesën e LSI-së, ja sa kuti do të rinumërohen

0

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka vendosur që të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e votave në qarkun e Beratit, duke hapur nga e para 114 kuti.

Kutitë pritet që të hapen sot në orën 14:00, dhe do të rinumërohen vetëm votat që janë hedhur për subjektet dhe jo për kandidatët.

Në total qarku i Beratit ka 277 qendra dhe kuti votimi, nga të cilat 114 do të hapen në mesditë, pasi të merren nga Lundra ku ruhen që pas ditës së zgjedhjeve.

Me kërkesën e LSI-së për rinumërim u shpreh dakord dhe përfaqësuesi i PS-së Eridian Salianji, i cili tha i bindur se asgjë nuk do të ndryshojë në rezultatin përfundimtar të këtij qarku, ku LSI pretendon se iu rrëmbye mandati në kutitë e fundit. (Lexo edhe ketu)

“Unë prisja që pala akuzuese të sillte të paktën një procesverbal që do kishte një ankesë nga të paktën një numërues në Berat. Kontestimi vjen pas daljes së rezultatin. Për ne si PS nuk është i rëndësishëm mandati, por procesi. Për të hequr çdo dyshim mbi procesin, ne biem dakord që të hapen kutitë e kërkuara në kërkesën ankimore të ankimuesit, pavarësisht se jemi të mendimit që mandati nuk do ndryshojë. Nëse ndryshon rezultati të shikojmë kutitë e tjera. Por nuk mund të kërkojmë të gjithë qarkun, kur vetë kërkesa e ankimuesit është konkrete për qendra të caktuara”, u shpreh Salianji më herët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu