KAS rrëzon kërkesat e LSI, PD dhe Kreshnik Merxhanit

0

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në mbledhjen e sotme ka rrëzuar tre kërkesa të PD, LSI dhe kandidatit të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 Prillit. Pasi dëgjoi palën trupa vendosi të rrëzonte kërkesën e LSI për të marrë prova nga institucionet shtetërore për emigrantët e penguar të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Gjithashtu KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesave të PD për të marrë prova shtesë nga institucionet prokurori, polici, etj për procesin e shumë kontestuar. Të njëjtin fat pati edhe kërkesa e bëra nga kandidati i Vetëvendosjes Kreshnik Merxhani për prova shtesë, referuar qarkut ku garoi, Gjirokastër.

KAS nuk mori vendim nëse do të njihen apo jo zgjedhjet në Gjirokastër, pasi dy anëtarë të KAS (Braho dhe Cefa) kërkojnë nga administrata e KQZ-së informacion për dy komisionerë të PS-së që dyshohet të kenë ardhur nga Greqia dhe nuk janë karantinuar.

Si dhe po këta dy anëtarë presin nga KQZ informacion për Gjirokastrën mbi të dhënat e identifikimit elektronik nëse nga kryqëzimi rezultojnë manipulime. Qarku tjetër që do të shqyrtohet është Berati, dhe mbledhja e radhës, të premten në 09:30.

Partia Demokratike kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve parlamentare në 9 qarqe duke akuzuar për parregullsi dhe manipulime. Në 25 Prill Edi Rama fitoi mandatin e tretë radhazi në qeveri me 74 mandate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu