“Katar 2022”/ Eliminohet edhe Uruguaji, Koreja e Jugut fiton me Portugalinë dhe kualifikohet

0

Mbyllen ndeshjet e grupit H, në krye Portugalia me 6 pikë, e ndjekur nga Koreja e Jugut (4-4) dhe Uruguaji me nga 4 pikë (2-2), Gana 3 pikë.

KATAR – Sukses historik i Koresë së Jugut, e cila duke mposhtur 2-1 Portugalinë është kualifikuar praktikisht në 1/16 e Botërorit të Katarit. Golat nga Hwang Hee-Chan (27’) dhe Kim Young-gwon (90’+1) përmbysën epërsinë e hershme të luzitanëve, duke e çuar Korenë në vendin e dytë në Grupin H.

Ricardo Horta (5’) zhbllokoi sfidën, por merita për golin shkoi për Diego Dalot, i cili i krijoi mundësi shokut të shënonte me shumë lehtësi. Në kundërpërgjigje, Kim Jin-su, shënon nga dy hapa larg, por ai ishte në një pozicion i pastër jashtë loje. Kim Young-gwon (27’) barazon në 1-1.

Pjesa e dytë hapet me një posedim të gjatë të topit nga Portugalia, gjë që sqaron gjërat se si do të jetë vazhdimi i ndeshjes: Cristiano Ronaldo ka humbur një gol nga një pozicion shumë komod para se t’i lërë fushën André Silva. Hapësirë pati ​​edhe për milanistin Leao në njëzet minutat e fundit.

Ndërkohë Paulo Bento vonon shumë zëvendësimet për skuadrën koreane. Dhe kur dukej se barazimi duket se është skenari më i pranueshëm, dukshëm, ‘in extremis’ Kim Young-gwon shënon, duke fiksuar fitoren 2-1 për Korene e Jugut, e cila njëherësh siguron edhe një biletë midis 16 më të mirëve.

Uruguaji largohet i zemëruar dhe me lot në sy nga stadiumin Al Jonoub (Al Wakrah). Fitorja 2-0 ndaj Ganës nuk i vlen për t’u kualifikuar për në turin e dytë të ndeshjeve të Botërorit, vend të cilin e përfitoi Koreja e Jugut, në saj të golaverazhit më të mirë.

Pasi portieri Rochet priti një penallti nga Ayew (21’) 28-vjeçari Giorgian De Arrescaeta (26’ dhe 32’) brenda gjashtë minutave shënoi dy here. Me fitoren 2-0 përfundoi takimi, ku fitorja nuk mjaftoi për të kaluar turin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu