“Kena me vdek të tre”/ Halili vrau gruan, fëmijën e veten, por la një letër, kërkesa e 35-vjeçares: Të jap 25 mijë euro, vetëm më lër

0

KOSOVË- Sokol Halili, personi që vrau gruan shtatzënë dhe veten, ngjarje që tronditi opinionin public në Kosovë kishte lënë një letër pasi kreu krimin makabër. Shënimi është gjetur në celularin e tij dhe është publikuar nga T7, në të cilin ai ka deklaruar se vrasjen e 35-vjeçares e ka bërë me vetëdije.

Në shënim, Halili pretendon se raportet me ish-gruan i ka pasur shumë të mira, dhe se planet e saj kanë qenë që djalin ta rriste në shtëpinë e babait të saj. Për këtë gjë, sipas letrës, ai ka ofruar 25 mijë euro atij, por Halili nuk ka pranuar. Këtu ka nisur dhe kofnlikti që siç duket ka agravuar në oborrin e maternitetit, ku ai qëlloi gruan e tij me tre plumba duke vrarë atë dhe fëmijën.

“Ose kena me jetu te tret te lumtur ose kena me dek tret bashk,”- thotë Halili në fund të letrës.

Pas krimit të rëndë, autori u fsheh për dytë dhe u vetëvra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu