Këlliçi: Brenda muajit do zhvillojmë protestën e radhës. Lulzim Basha s’ekziston më

0

Anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi u shpreh se brenda këtij muaji do të mbahet protesta e radhës e demokratëve. I ftuar në emisionin ‘Open’, Këlliçi tha se do të nisët një tjetër tur në Shqipëri duke filluar nga Shkodra, pasit është e nevojshme të rishikohet gjithçka dhe të merren opinionet e mbështetësve për situatën në fjalë.

Këllici nuk ka kursyer as akuzat për një bashkëpunim të mundshëm Rama-Basha, ndërsa thotë se nga data 8 janar godina e selisë blu është administratuar nga Rama, i cili sipas Këlliçit mban me dhunë në seli Lulzim Bashën që të qëndrojë në pushtet!

“Edi Rama mban me dhunë në selinë e PD Lulzim Bashën që të rri në pushtet! Po bëjmë atë që duhet të bëjë një parti demokratike që të takojë anëtarët e partisë. Ne duhet të ridemosionojmë aksionin tonë dhe planet për protestat e radhës. Do të jetë një tur, duke nisur me Shkodrën ku ka mbetur një bashki dhe do nisim me marrjet e opinioneve. Është e nevojshme që të gjithë këto ngjarje që kanë ndodhur, të rishkohet mbas për të marrë opinionin e mbështetësve. Ka një kërkesë të rritur për takimet. Brenda këtij muaji do të jetë protesta e radhës por përballja do të jetë me Edi Ramën. Lulzim Basha nuk ekziston më, të helmosh me gaz lotsjellës anëtarët e partisë tënde nuk është normale! Do rrëzojmë Rama-Basha. Nga data 8 janari godina e PD administrohet nga Rama. Brenda 30 sekondave arritën që me policionë të nxirrte jashtë demokratët me dhunë!,” tha Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu