“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Netanyahu vijon sulmet barbare në Gaza, s’ka ndërmend të vendosë paqe

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë në situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme gjatë fjalës së tij në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Erdogan: Nuk duhet t’ua lëmë sheshet atyre që ushqejnë interesat e tyre për qëllime personale. Ka një vit nga sulmi i Izraelit në Gaza, në tokat palestineze 50 mijë vëllezër tanë të pafajshëm janë vrarë në sulmet e Izraelit, janë bombarduar xhamia, kisha, shkolla dhe vendet e pazarit, të punës ku ata ushqeheshin qeveria vijon sulmet e saj barbare ndaj fëmijëve, e ka çuar politikën e tij sulmuese barbare në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes sonë njerëzore për ata që ndjejnë kanë zemër të jenë kundër terrorizmit, qeveria izraelit dhe Netanyahu ka treguar se nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon dhe e tregoi qartë duke sulmuar edhe Lebanon.

Komuniteti ndërkombëtar nga këtu nga ky vend i shenjtë që ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe të kemi një qëndrim të përbashkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu