“Kemi probleme serioze”/ Kryeministri Rama anashkalon pyetjen për krizën në PD, por nuk kursen ironitë për ‘bravat’

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë komunikimin e parë publik me qytetarët në rrjetin social “Facebook”.

Ai iu përgjigj qytetarëve, midis të cilëve ishin të shumtë ata që kërkon një opinion nga kryeministri për krizën aktuale brenda Partisë Demokratike.

“Kemi kaq shumë probleme dhe çështje serioze, mirë është të kursejmë kohën që kemi në dispozicion”, tha Rama. Ai e quajti qesharake “atë që po përjeton sot opozita mes një kufome ‘grata’ (Basha) dhe ‘non grata’(Berisha)”.

Megjithatë gjatë komunikimit ‘live’, ai përsëriti disa herë, se nuk merret me “brava e drynë”. Madje në fund, pasi uroi për një vit të mbarë, këshilloi ndjekësit “të kenë kujdes bravat”.

Sot, disa deputetë, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD-së iu drejtuan selisë blu, por u i gjetën të trija dyert e godinës të mbylla. Beteja mes kryetarit demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha vazhdon, ky i fundit ka lajmëruar një protestë, në 8 janar, pikërisht në selinë e demokratëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu