Ndeshja me Serbinë/ Del formacioni zyrtar i Zvicërs, mungon portieri Somer

0

KATAR- Përfaqësuesja e Zvicrës do të luaj ndeshjen e tretë në Grupin G ndaj Serbisë, ndeshje që është vendimtare për të kaluar tutje. Helvetikët të udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka dhe super ylli Xherdan Shaqiri janë duke kërkuar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës.

Në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin 974, Zvicra synon të mos mposhtet, pasi edhe barazimi do t’i kryej punë për të kapur vendin e dytë në grup. Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin tanimë ka publikuar emrat e futbollistëve që do të luajnë nga minuta e parë në këtë sfidë.

Mungesa e madhe është portieri Yann Somer, derisa nga minuta e parë në fushë janë dyshja shqiptare Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Formacioni zyrtar i Zvicrës: Kobel, Widmer, Akanji, Schar, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu