Kendall Jenner tregon vështirësitë që i ka shkaktuar fama e familjes së saj

0

Modelja Kendall Jenner di të qëndrojë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe është padyshim një ndër vajzat më të ndjekura në rrjete sociale, Si një prej yjeve të familjes Kardashian, ajo është edhe një influencer për të gjitha vajzat që imitojnë me dëshirë stilin e Kendall.

Së fundmi, ylli është shprehur se fama e saj nga “Keeping Up With The Kardashians” e bëri të vështirë që ajo të merrej seriozisht si modele.

Bukuroshja ka pranuar se familja e saj e famshme ka qenë shkaku që asaj i është dashur të punojë edhe më shumë për të arritur një sukses në karrierën e saj të modelimit e cila filloi në 2014 në moshën 18 vjeç kur ajo u bë fytyra e “Estee Lauder”.

“Unë mendoj se të gjithë rreth meje, qofshin miq apo familje, e dinë se sa shumë kam punuar dhe vetëm punuar. Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe për të arritur në pozicionin ku jam tani si modele. Unë shkova kudo, vrapova në të gjithë qytetin e New York-ut dhe në të gjithë Evropën duke u përpjekur të gjeja një vend pune dhe të bëja vetë rrugën time,” tha ylli që nënshkroi me Calvin Klein si adoleshente dhe tani punon për “Versace” dhe “Fendi”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu