Ngjarje e rëndë/ Kishte shkuar për tu larë, 12-vjeçarja mbytet në lumin Drin

0

Një 12-vjeçare është mbytur tragjikisht ditën e sotme në lumin ‘Drin’ në Dibër. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se 12-vjeçarja kishte shkuar për tu larë në vendin e quajtur “Ura e Lushes”, në njësinë Administrative Arras, ku dhe është gjetur e mbytur nga banorët e zonës.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Dibër/ informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”,  njësia Administrative Arras,  një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të  së miturës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu