Këndoi shqip, performanca dinjitoze e Anxhela Peristerit në Eurovizion

0

Mbrëmjen e djeshme Anxhela Peristeri performoi në skenën madhështore të “Eurovizion”. Anxhela përfaqësoi Shqipërinë në mënyrën më dinjitoze duke mbajtur versionin e këngës “Karma” në shqip.

Vokali i këngëtares ka bërë që kënga dhe performanca të vlerësohen si një nga perfaqësimet më të suksesshme të Shqipërisë.

Pas përfundimit të të gjitha këngëve të natës së dytë ka nisur televotimi, ku shqiptarët që ndodhen kudo në botë duhet të votonin numrin 11, kodin e Shqipërisë për të kualifikuar Anxhelën për në natën finale të 22 majit.

Kënga përfaqësuese “Karma” është krijim i Olti Currit dhe Kledi Bahitit, të cilët kanë qenë në mbështetje të Anxhelës gjatë gjithë kohës.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu