Qyteti i parë në botë, Amsterdami ndalon reklamat e këtij lloji

0

Amsterdami vendosi të jetë qyteti i parë në botë që ndalon reklamat nga kompanitë e karburanteve fosile dhe aviacionit në një përpjekje për të zvogëluar reklamat e tepërta të karburanteve fosile (lëndë djegëse fosile – lëndët e krijuara nga procese të gjata bio dhe gjeokimike, shpesh milionavjeçare).

Kjo do të thotë që automjetet me lëndë djegëse fosile, siç janë makinat me benzinë, nuk do të reklamohen më në stacionet e metrosë në Amsterdam ose në qendrën e qytetit. Ligji i ri erdhi si pasojë e lëvizjeve masive  rreth kryeqytetit të cilat u drejtuan nga nisma Reclame Fossielvrij.

“Vendimi për të ndaluar reklamimin e karburanteve fosile nga stacionet e metrosë vjen në një moment vendimtar në luftën kundër ndryshimit të klimës. Reklamat që paraqesin lëndët djegëse fosile si normale përkeqësojnë përçarjen e klimës dhe nuk kanë vend qytet,” tha (via Euronews) Femke Sleegers, koordinator i Reclame Fossielvrij.

Fushata holandeze për momentin synon vetëm kryeqytetin, por nuk përjashtohet mundësia që të përhapet në qytete të tjera të mëdha, si Hagë, Roterdam dhe Utrecht.

“Të gjitha reklamat promovojnë nivele të paqëndrueshme të konsumit, pasi shumica e produkteve të reklamuara janë produkte për të cilat askush nuk ka nevojë. Kur njerëzit blejnë gjëra të domosdoshme, ata i blejnë ato sepse ekziston një nevojë e natyrshme e cila nuk ka nevojë t’u reklamohet atyre. Në mënyrë që të përmbysim krizën e klimës, ne duhet të synojmë të gjitha reklamat, jo vetëm lëndët djegëse fosile.” – tha (via Euronews) Leo Murray, themelues i një organizate për klimën, Possible, që synon të ndalojë këto reklama në Mbretërinë e Bashkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu